Presidentja Osmani përkujton kolonel Tahir Zemajn në 23-vjetorin e vrasjes

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e vrasjes së ushtarakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në një njoftim të Presidencës, Presidentja Osmani e ka cilësuar kolonel Tahir Zemajn si “oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm, luftëtar të lirisë dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”.

Ajo theksoi se vrasja e kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij mbetet një plagë e hapur dhe një kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende nuk është vënë në vend.

“Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani nderoi jetën dhe veprën e tyre, duke theksuar se sakrifica e kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit do të mbetet përherë pjesë e kujtesës kolektive të Kosovës.

“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!”, thuhet në mesazhin përkujtimor të Presidentes.

Të ngjashme