Presidentja Vjosa Osmani sonte ishte për iftar në qytetin e Gjakovës, ku nikoqir ishte ish-luftëtari i UÇK-së, ish-eprori i FSK-së, Fazli Hoxha.
Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe personalitete të tjera dhe familjarë të dëshmorëve.
Fazli Hoxha ka shkruar në “Facebook” se ishte kënaqësi të prisnim në Gjakovë për iftar presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se gjatë këtij iftari ndanë momente bashkëbisedimi për situatën në vend, perspektivën për të ardhmen, forcimin e institucioneve dhe ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë.