Presidentja Osmani priti në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Carole Megevand

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim menaxheren e re të zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, znj. Carole Megevand. Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi znj. Megevand për rolin e saj të ri, duke i uruar sukses përgjatë mandatit të saj.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e Bankës Botërore të dhënë për Republikën e Kosovës ndër vite, kontribut i cili përpos që mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend, nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ndihmoi edhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.

Të ngjashme