Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, raporton Ekonomia Online.
Osmani pas takimit tha se jemi të vendosur për t`i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike .
Tutje ka shtuar se marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.
Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!”, ka thënë Osmani.
Delegacioni amerikan përbëhet nga Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në krye te delegacionit amerikan është Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare. Bashkë me të janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për Ekonomi Politike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Amy Carnie.