Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të forumit Berlin Global Dialogue, është takuar me ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se e ka falënderuar ministrin për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe ka theksuar rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.