Presidentja Osmani u takua me Brendan Hanrahan, zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit

Prishtinë | 23 Sht 2025 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë qëndrimit në New York.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.

Të ngjashme