Presidentja Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për festën e 25 dhjetorit ka uruar besimtarët e krishterë.

Përmes një komunikate, ajo tha se “të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes”

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, tha ajo.

Të ngjashme