Presidentja Vjosa Osmani e ka takuar nw Nju-Jork homologun e saj të Letonisë, Egils Levits.
Osmani ka diskutuar me Levitsin për marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë dhe pasojat e zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
“Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtar”, thuhet nw njoftimin e Presidencws.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie”.
“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe pasojat e tyre në raport me paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Presidentja Osmani nënvizoi se Kosova është tërësisht në linjë me qëndrimet e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe BE-së kundër luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.
Dyshja diskutuan edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit.