Presidentja uron Ditën e Kushtetutës: Ta ruajmë dhe ta mbrojmë sovranitetin që buron nga populli

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke kujtuar sakrificën e popullit për ta jetësuar atë.

Ajo tha se në këtë përvjetor duhet kujtuar se sjellja konform Kushtetutës është ruajtja e sovranitetit të vendit.

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.  Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Krahas urimit, ajo ka publikuar edhe një fotografi të vajzave të saj pranë Kushtetutës.


Të ngjashme