Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës.
Këto shpenzime, Osmani i kishte bërë vetëm gjatë katër viteve, nga 2011 deri më 2014.
Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani kishte shpenzuar: Në vitin 2011 kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithësejt 520.
Në total, i bie që ajo për katër vjet ka shpenzuar 3920 euro. Këto të holla Osmani i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.
Por, Osmani tash sa vjet jeton në Prishtinë.
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tash Presidentja e vendit, i ka marrë paratë për shpenzimet e rrugës, ndonëse nga viti 2012 ka deklaruar se jeton në Prishtinë.
Periudha: nëntor – dhjetor 2011
Periudha: nëntor – dhjetor 2012
Periudha: nëntor – dhjetor 2013
Periudha: nëntor – dhjetor 2014