Bangladeshi do të fillojë bisedimet me Mianmarin fqinj, për t’u siguruar se më shumë se gjysmë milioni refugjatë Rohingya, do të kthehen në Mianmar, të cilët kanë arritur në Bangladesh në fund të gushtit.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se eksodi i 507 mijë myslimanëve Rohingya, është ndër krizat emergjente në botë që është zhvilluar shumë shpejtë dhe se shumica budiste në Mianmari, kishte bërë spastrim etnik ndaj pakicëns myslimane.
Mianmari ka fajësuar kryengritësit për sulmet ndaj civilëve dhe për djegiet e më shumë se 400 fshatrave Rohingya.
Në anën tjetër, edhe kryengritësit e kanë mohuar të kenë kryer këto veprime.