Pretendohet për skandale financiare, deputetja Pacolli ndan një reagim me të qeshura të shumta

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Emri i Fitore Pacollit, po lakohet sonte mbi pretendimet e një tjetër skandali me mjete financiare.

Anise njëri prej zyrtarëve të LDK-së, sonte tha se veç vëllaut edhe daja i Fitore Pacollit përfitoi grante nga Ministria e Bujqësisë, asaj si deputete, duket se nuk i bënë përshtypje aspak këto raportime, transmeton klankosova.tv.

Pacolli megjithatë, ka publikuar disa pamje në një moment pjesëmarrjeje në një ngjarje të një shoqate grash.

Siç shihet në fotografi, por dhe në reagimin e saj të formës së shkruar, ajo duket të jetë plotë disponim meqë përmend të qeshura, duke injoruar në plotëni pretendimet ndaj saj.

”Në shoqatën e grave OJQ Znj Ajshe VITA JETA

Të qeshurat e shumta e ngrohtësia e këtyre zonjave e bëri këtë takim të veçantë. Diskutuam për plotë gjëra. E më e rëndësishmja, edhe pse në moshë të shtyrë, ato ishin ba gati me u angazhu për fitoren e radhës të Kryeministrit Albin Kurtit.

Të gjitha gratë që po i takojmë, edhe pse në moshë të shtyrë, po janë plot energji e pasion që me kontribu për shtetin”, shkruan ajo ndër tjera.

Të ngjashme