Ekonomia Online
FUNDIT

Pretendonte ta befasonte Francën, por Shqipëria dështon edhe ndaj Andorrës

Pretendonte ta befasonte Francën, por Shqipëria dështon edhe ndaj Andorrës

Shqipëria nuk ka mundur që të fitojë dot kundër Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Elbasan Arena dhe tashmë i thotë lamtumirë edhe vendit të tretë. Ndeshja e cila ishte e vlefshme për Euro 2020 nisi mjaft mirë për ne duke shënuar gol që në minutën e gjashtë me anë të Bekim Balajt, raporton […]

Shqipëria nuk ka mundur që të fitojë dot kundër Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Elbasan Arena dhe tashmë i thotë lamtumirë edhe vendit të tretë.

Ndeshja e cila ishte e vlefshme për Euro 2020 nisi mjaft mirë për ne duke shënuar gol që në minutën e gjashtë me anë të Bekim Balajt, raporton TCh.

Pas 12 minutash miqtë barazojnë me Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë në minutën e 49-të.

Manaj do të rikthente baraspeshën duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në minutën e 55-të në 2-2.

Kuqezinjtë tentuan që të merrnin fitore në këtë takim, por nuk ja dolën që të shënonin.

Të ngjashme