Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Konrad Adenauer Sttiftung (KAS) do të publikojnë rezultatet e anketës Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve Kosovarë.
Anketa e organizuar në të gjitha komunat e Kosovës me një mostër prej 1200 respondentësh ka nxjerrë të dhëna interesante mbi preferencat e kosovarëve për akterët e jashtëm, shtetet, liderët dhe organizatat ndërkombëtare.
Gjithashtu, anketa ka nxjerrë të dhëna interesante mbi pritjet e qytetarëve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në panel Butrint Berisha nga PIPS do të prezantojë rezultatet e raportit ndërsa mëpastaj do të kemi një diskutim me panelistin Armend Muja.