Në kuadër të projektit BorN – Natyrë pa Kufij – Mbrojtja dhe zhvillimi i parqeve natyrore Bjeshkët e Nemuna dhe Prokletije, në Pejë është mbajtur prezantim i hapur mbi projektin BorN dhe aktivitetet e realizuar deri më tani.
Projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuader të programit ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi, dhe i implementuar nga Shoqtat Trentino con il Kossovo, Agjencioni i Mbrojetjes së Mjedisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës në Kosovë në partneritet me Komunën e Plavës dhe Qendrën Rajonale për Zhvillim të Rozhajës.
Në kuader të këtij projekti, sot janë prezantuar dy produkte shumë të rëndësishme në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit dhe ngritjës së vetëdijes qytetare për ambientin dhe zhvillimin e mundësive të reja për promovim të turizmit: Rrjeti Ndërkufitar Ekologjik, Kosovë dhe Mali i Zi, Web Gis Ndërkufitar i Biodiveristetit.
Në këtë takim, prezentuan, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri, Drejtori i sektorit për investime dhe zhvillim, të Komunës së Plavës, Fuad Feratovic, Projekt Menaxheri i projektit Elbert Krasniqi dhe ekspertët nga Itaila, të involvuar në këtë projekt nga Albatros srl.
Grupet punuese lokale dhe italiane, prezantuan edhe një dokument strategjik për rrjetin ekologjik ndërkufitar, dokument i cili do i adresohet autoriteteve lokale dhe qendrore.
Të pranishëm në këtë prezantim ishin përfaqësues të Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe të organizatave të shoqërisë civile aktive në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit.