Pas thashethemeve dhe informacione të shumta, Xiaomi Mi Mix 3 më në fund është prezantuar.
Telefoni më i fundit i kompanisë kineze vjen me gjithsej katër kamera – dy në të dyja anët.
Xiaomi Mi Mix 3 përdor ekran AMOLED prej 6.4 inç, i cili ofron një raport 93.4% të ekranit në trup dhe ka rezolucion Full HD +.
Ana e pasme është e pajisur me një rrëshqitës magnetik, ku ndodhen kamerat 24MP + 2MP. Sensori kryesor i kamerës së përparme është Sony IMX576. Në anën e pasme janë sensorë 12MP + 12MP, nga të cilat IMX363 primar është me madhësi pixel 1,4μm dhe një hapje aperture f/1,8. Sensori sekondar i telefoto ka një hapje f /2.4 dhe madhësi pixel 1,0μm.
Kamerat e telefonit sjellin karakteristika të njohjes së inteligjencës artificiale, regjistrimin video 960 fps, modalitetin e ri të natës dhe më shumë. Telefoni posedon procesor Snapdragon 845, i kombinuar me 6GB, 8GB ose 10GB RAM, dhe 128GB ose 256GB hapësirë të ruajtjes. Nuk ka vend për zgjerimin e memories së brendshme, as hapësirë për kufje 3.5mm. Mbushet përmes portit USB-C, si dhe 10W pa tel.
Mi Mix 3 gjithashtu do të ketë një variant 5G, por ky model vjen në tremujorin e parë të vitit 2019 dhe do të jetë i pranishëm edhe në Evropë. Telefoni vjen në tre ngjyra – Jade Green, Sapphire Blue dhe Onyx Black. Çmimet për tregun kinez janë 420 euro për versionin 6/128GB, 450 euro për modelin 8/128GB dhe 505 euro për versionin 8/256GB. Të gjithë telefonat vijnë me një ngarkues pa tela 10W në paketim, si dhe me një maskë mbrojtëse.
Modeli me 10GB RAM quhet Forbidden City dhe vjen me nuancë blu. Çmimi i këtij modeli do të jetë rreth 630 euro.