Prezantohet zyrtarisht LeEco Le Pro 3 (Foto)

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 15:14 | Nga

Pas një pritje të gjatë, sot, kompania kineze LeEco ka prezantuar zyrtarisht smartfonin e saj të ri të avancuar, i pari në botë me 8 gigabajt RAM memorie, Le Pro 3.

LeEco ka prezantuar disa nga versionet e Le Pro 3, kështu duke konfirmuar disa nga spekulimet e më hershme e disa jo, transmeton Koha.net. Është thënë se sot do të zbulohet smarftoni i parë në botë me 8 gigabajt RAM memorie dhe një tjetër version që ka të bëj me baterinë prej 5 mijë mAh. Asnjëri nga këto dy nuk është bërë realitet në prezantimin e sotëm, por ende është e mundshme që të bëhet realitet modeli me 256 gigabajt memorie të brendshme.

LeEco Le Pro 3 vjen me ekran 5.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 1080 pikselë e me xham mbrojtës 2.5D, procesor të ri të Qualcommit 2.35 GHz Snapdragon 821 SoC dhe grafikën 653 MHz Adreno 530.

Konfigurimet e RAM memories ende shkojnë deri në 6 gigabajt dhe lista e modele në dispozicion përfshin:

• 4GB RAM + 32GB ROM
• 4GB RAM + 64GB ROM
• 6GB RAM + 64GB ROM
• 6GB RAM + 128GB ROM

Sa i përket kamerës, smartfoni i ri i avancuar vjen me kamerën kryesore prej 16 megapikselë, me fokus PDAF të shpejtë 0.1 sekonda dhe disa karakteristika të tilla si: rritja e pastërtisë, opsioni i bukurisë inteligjente (Intelligent Beauty Mode), njohja e gjinisë e të tjerë. Ndërkaq, në pjesën e përparme të smartfonit gjendet kamera prej 8 megapiskelë.

Le Pro 3 po ashtu vjen me baterinë me kapacitet prej 4,070 mAh, edhe pse ende shumë larg nga 5 mijë mAh, është mbresëlënëse, veçanërisht në një trup 7.5mm të trashë. Smartfoni, po ashtu ofron mbështetje për veçorinë për karikim të shpejtë të baterisë, 24W QuickCharge 2.0, përmes të cilës LeEco premton baterinë mund ta mbushni nga 0 në 50 për qind brenda 30 minutave.

Duke folur për trupin e këtij smartfoni të avancuar, ka turp tërësisht nga metali. Në fakt, prodhuesi pohon një përmbajtje metalike prej 98 për qind për kornizën e smartfonit.

Në pjesën e përparme ka tre butona jo fizik, ndërsa butoni i mesëm është në formë të logos LeEco dhe komplet me një funksion të “lehtë të frymëmarrjes”.

Në pjesën e pasme, gjendet skaneri për gjurmë të gishtave dhe asgjë tjetër, përveç logos, transmeton Koha.net. Le Pro 3 ka portin USB Type-C dhe portin për kufje 3.5mm.

Detajet tjera që ja vlen të përmenden përfshin mbështetje për dy SIM kartela dhe dy antena Wi-Fi MIMO për një shpejtësi të transferimit maksimum prej 866 Mbps, si dhe për 4G LTE me shpejtësi prej rreth 600 Mbps.

Le Pro 3 po ashtu ka dy altoparlantë dhe punon me sistemin operativ të bazuar në Marshmallow me ndërfaqen e përdoruesit EUI 5.8, si dhe në dispozicion është me ngjyrë argjendi, gri, ari-rozë dhe ari.

Çmimi i Le Pro 3 është si vijon:

• 4GB RAM + 32GB – 270 dollarë
• 6GB RAM + 64GB – 300 dollarë
• 4GB RAM + 64GB – 375 dollarë
• 6GB RAM + 128GB – 450 dollarë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme