Prezantuesja e televizionit serb për herë të parë tha se gjenocidi kundër boshnjakëve ndodhi në Srebrenicë

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin e para pak ditëve informativ të shërbimit publik serb, në reportazhin për përkujtimin në Potoçar, prezantuesja në Radio Televizionin e Serbisë (RTS) Ivona Panteliq tha se në Srebrenicë është bërë gjenocid.

“29-vjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës u shënua në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës – Potoçari. Sot u varrosën edhe eshtrat e 14 viktimave.

Nuk dihet nëse prezantuesja ka bërë një lapsus

Krahasuar me atë që normalisht kemi mundësinë të shikojmë në RTS, ky është një hap i madh përpara.

Kujtojmë se politika zyrtare e shtetit serb dhe zyrtarëve të tij është mohimi i gjenocidit në Srebrenicë.

Të ngjashme