Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i është përgjigjur akuzës së presidentit Vladimir Putin, i cili e quajti tradhtar të Rusisë.
Prigozhin tha se Putini është duke gabuar që po e quan tradhtar, derisa shtoi se asnjë ushtar i Wagner-it nuk planifikon të dorëzohet me urdhër të presidentit.
“Rusët nuk duan që vendi të jetojë më me korrupsion, gënjeshtra dhe burokraci”, tha Prigozhin.
Mesazhi i tij i fundit sfidues vjen pasi Vladimir Putin e akuzoi atë për udhëheqjen e një rebelimi të armatosur në një fjalim publik këtë mëngjes.