Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kanë ngushëlluar familjen e aktorit tashmë të ndjerë, Blerim Peci.
Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe ka thënë se Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, ka shkruar Thaçi në FB.
Ndërsa, Behgjet Pacolli e ka përshkruar Pecin me fjalët “I madh në vepra”.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqëve të tij”, ka shkruar Pacolli në FB.
Blerim Peci ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.