Princi Andrew e ka kujtuar nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, para funeralit të saj nesër.
Duka i Jorkut tha se Elizabeth ishte tre në një, mama, nënë dhe madhëri.
“Madhëria juaj, ka qenë nder dhe privilegj t’ju shërbej. Nëna e kombit, përkushtimi dhe shërbimi juaj personal ndaj kombit tonë është unik dhe i veçantë”.
“Njerëzit tuaj tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre në shumë mënyra të ndryshme dhe unë e di që ju po kërkoni të nderoni respektin e tyre”, ka thënë Andrew në deklaratën e tij, shkruan The Indenpendent.