Princ Harry ka udhëtuar për në Londër për shkak të varrimit të gjyshit të tij, Princ Philip.
Por, gjatë mbërritjes në aeroportin ‘London Heathrow’, u vërejt se ai nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle, shkruan Daily Mail.
Një vendim i tillë nga Markle duket të vijë pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey, ku hodhi akuza të rënda ndaj Familjes Mbretërore.
Duka i Sussex raportohet të jetë larguar nga rezidenca 11 milionë dollarëshe në Californi, gjatë ditës së djeshme (e diel).
Harry tutje ishte i rrethuar me truproja gjatë mbërritjes, ndërsa u pa duke hyrë në një veturë të tipit ‘Range Rover’.
Pasi që jemi në mes të krizës globale, nëse Princi rezulton negativ me COVID-19, do të karantinohet me vetëm pesë ditë.
Kujtojmë se Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta e dytë, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.