Princi William ka zbuluar se djali i tij katërvjeçar, Princi George, është ende “i obsesionuar” me policinë.
Babai i princit katërvjeçar u takua me fituesit e shpërblimeve ‘Metropolitan Police Excellence Awards’ në një pritje të Pallatit të Kensingtonit të martën, teksa zbuloi se djali i tij do të donte të ishte një polic kur të rritej.
Komisioneri i policisë, Jayne Richardson, i tha Williamit, i cili gjithashtu ka një vajzë dy vjeçare, Princeshën Charlotte, se ka shumë oficerë të nevojshëm në Skoci, por janë ende duke kërkuar vullnetarë.
Ai vërejti që princi i vogël George, ka krijuar një ambicie për të ardhmen, e cila në fakt nuk është aspak një “ëndërr mbretërore”.
Ndonëse është vetëm katër vjeç, atij i pëlqen shumë të jetë polic.
“Po rekrutojmë të rinj dhe nuk e di nëse George dhe Charlotte janë të interesuar”, ka thënë komisioneri i policisë Jayne Richardson, teksa ka parë interesimin e tyre për policinë.
Kjo nuk është ndër herët e para që George shprehet i impresionuar me policinë.
Në dhjetor të vitit që shkoi, ai i ishte drejtuar me një letër babagjyshit të vitit të ri, të cili i kërkonte një veturë policie.