Princi Harry dhe Princi William mund të mos kenë më kurrë marrëdhëniet e ngushta që kishin dikur.
Autorja mbretërore, Angela Levin, kohët e fundit tha për Us Weekly se do të jetë e vështirë për vëllezërit të rivendosin ato lidhje pasi u përballën me disa pengesa në vitet e fundit.
“Unë nuk mendoj se ata mund të kenë kurrë të njëjtën afërsi që kishin më parë”, tha Levin. “Princi Harry më tha se William ishte i vetmi person që mund t’i besonte vërtet dhe i vetmi person që mund t’i thoshte diçka për shkak të përvojës së tyre të humbjes së një nëne”.
“Ata kanë shumë të përbashkëta, megjithëse janë personalitete shumë të ndryshme”, tha Levin. “Por unë mendoj se ka shkuar shumë larg”.
Levin, një gazetare në çështjet mbretërore, botoi një libër në 2018 me titull “Harry: A Biography of a Prince”, i cili bazohej në bisedat ekskluzive me 36 vjeçarin në Pallatin Kensington para dasmës së tij mbretërore në maj 2018 me Meghan Markle.
Më 7 mars, CBS transmetoi një intervistë dy orëshe që Duka dhe Dukesha e Sussex bënë me Oprah Winfrey, 67 vjeçe. Gjatë emisionit, Harry zbuloi se marrëdhëniet e tij me babanë Princin Charles, 72 vjeç, si dhe William , 38 vjeç, janë shkëputur.
Markle, 39 vjeçe, përshkroi se ndjehej aq e izoluar dhe e mjerë brenda familjes mbretërore saqë kishte mendime vetëvrasëse.
Dukesha e Sussex gjithashtu pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte ‘shqetësime’ në lidhje me ngjyrën e lëkurës së fëmijës së saj.
Anëtari i familjes nuk ishte Mbretëresha Elizabeth II, 94 vjeçe, ose Princi Philip, 99 vjeçe, sipas Harry, duke shkaktuar një mori spekulimesh rreth asaj se kush mund të ishte.