Princi Philip dorëzon patentë shoferin në moshën 97-vjeçare

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Princi 97-vjeçar, Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuaj se një muaj më parë u përfshi në një aksident trafiku ku u lënduan dy gra, thuhet në njoftimin e pallatit Buckingham, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Buckingham bëri të ditur se “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patent shoferin”.

Ai ishte pranë timonit të Land Rover-it pranë pronës mbretërore Sandringham në lindje të Anglisë, kur më 17 janar u përplas në një makinë tjetër.

Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga rruga e përmbysur por kaloi pa lëndime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme