Princi saudit i Kurorës nis vizitën në Francë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:29 | Nga

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë darkuar të dielën së bashku në muzeun Louvre të Parisit.

Darka, e zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë, u zhvillua në prag të vizitës treditëshe të princit Muhammad bin Salman, e cila nis sot.

Paraprakisht, Princi ka vizituar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Egjiptin.

Ai po përpiqet të riformojë imazhin e vendit të tij dhe të arrijë marrëveshje biznesi prej disa milionësh.

Macron pritet të adresojë edhe çështje të tensionuara diplomatike me Princin, si lufta civile në Jemen, ku sauditët dhe Irani i tyre rival janë angazhuar në luftime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme