Me mesazhin për rikthim në çerdhe dhe ndërprerjen e grevës, prindërit dhe fëmijët kanë qëndruar në këndin e lodrave “Yllkat”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Madje ta kanë vendosur disa fletushka në dyert e çerdhes me mesazhe: “Çerdhja u takon fëmijëve, jo sindikatës”. “Mos i mohoni të drejtat tona”, “Nga sot përgjegjësi është te ju edukatorët”.
Mbishkrime të njëjta janë vendosur edhe në çerdhen “Gëzimi ynë”.
Mehdi Malaj, kryetar i Këshilli të Prindërve, tha se greva po i dëmton tej mase, duke shtura se janë para kolapsit ngase nuk po kanë edhe ku t’i lënë fëmijët.
Madje ai ka paralajmëruar edhe masa të tjera, ngase siç tha ai edhe fëmijët po dëmtohet emocionalisht e po humbin shumë.
“Ne do të vazhdojmë më kërkesat tona që të fillohet nëpër institucione parashkollore sepse greva po i dëmton shumë po edhe neve prindërve”.
“Ne jemi para kolapsit sepse nuk po mund të bëjmë zgjedhje sepse po duhet mi marr me vete në punë. Ka dikush që ka tre fëmijë dhe është kosto shumë e madhe. Nëse vazhdohet fëmijët po dëmtohen në pjesën emocionale dhe do të koordinohemi dhe do t’i marrim hapat më tutje”.
“Ne nuk jemi me penguar grevën por i përkrahim kërkesat e edukatorëve amo jo formën jo me greva jo me pengim të institucioneve. Jo fëmijët prej 25 gusht sot për herë të parë kanë qenë në institucion parashkollor. Qysh sot është dashtë me filluar e jo me vazhduar me greva”.
Greva në arsim ka filluar me 25 gusht në të gjitha nivelit dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.