Shpenzimi i orëve të tëra në telefona të mençur dhe pajisje elektronike shpeshherë është ndërlidhur me një dobësim të mirëqenies mendore, por hulumtimet e reja sugjerojnë se këto dëme mund të fillojnë edhe te përdoruesit dy-vjeçarë.
Vetëm pas një ore të shpenzuar para ekranit, fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më pak kureshtje, vetë-kontroll më të ulët dhe stabilitet më të dobët emocional, gjëra të cilat shpijnë në rritje të rrezikut të ankthit dhe depresionit.
Në bazë të hulumtimeve të ndryshme, studimi ka zbuluar se fëmijët e vegjël që rrinë shumë kohë para ekraneve janë dyfish më të prirë ta humbasin temperamentin.
Gjithashtu, ky studim ka pohuar se 9% e fëmijëve 11-13 vjeçar që shpenzojnë vetëm një orë në ditë para ekraneve e humbin kureshtjen për të mësuar gjëra të reja.
Kjo shifër është rritur në 23% për ata të cilët i shpenzojnë shtatë orë ose më shumë para ekraneve.
Ekspertët po i inkurajojnë prindërit dhe mësuesit të kenë kujdes me kohën që fëmijët e shpenzojnë në internet dhe të gjejnë alternativa të përshtatshme.
Përndryshe, ky studim është publikuar në revistën amerikane ‘Preventive Medicine Reports’.