Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu në një postim dje ku aludonte se presidentja e Kosovës e kishte thënë para presidentit amerikan termin “kriminel lufte”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, kishte marrë shumë reagime e komente nga shumë qytetarë.
Menjëherë pas këtij postimi, Sadriu u bë “popular now” në Facebook e në postimin e tij vërshuan komente të shumta.
Por, Sadriu sot ka reaguar.
Ai e ka ndalur krejtësisht opsionin për të komentuar, duke fshirë kështu edhe komentet e mëparshme që nuk i përshtateshin vijës së mendimit të tij.