Në pjesë të caktuara të Amerikës fruthi ka nisur të përhapet në mënyrë të pashembullt.
Më 2017 pati 58 raste të konfirmuara të kësaj sëmundjeje në Minnesota – epidemia më e madhe në këtë shtet e tridhjetë vjetëve të kaluar, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Më 2008, diçka e ngjashme kishte ndodhur në Kaliforni, derisa rasti i parë mendohej se ishte një djalosh shtatëvjeçar, që nuk ishte vaksinuar.
Më pak se një dekadë më herët, fruthi thuajse ishte eliminuar në SHBA. Rishfaqja graduale, siç thonë hulumtuesit, mund t’iu atribuohet njerëzve që nuk janë vaksinuar.
Para se të fillonte vaksinimi për fruth, më 1963, sëmundja mund të ishte vdekjeprurëse. Në vitet gjashtëdhjetë ishin disa miliona raste, mijëra hospitalizime dhe 500 vdekje në vit. Ndërkohë në Australi, një raport i 2016-s ka konkluduar se 23 vdekje prej një numri sëmundjesh kanë mundur të parandaloheshin përmes vaksinimit në periudhën ndërmjet viteve 2005-2014. Për më tepër, vaksinat e tilla janë në dispozicion pothuajse për të gjithë.