Brenda Komunës së Prishtinës është vërejtur që po presin një numër i konsiderueshëm i qytetarëve për të nxjerrë dokumentet e tyre, raporton Ekonomia Online.
Një nga punëtorët e sigurimit tha se janë të prishur aparatet elektronike dhe për këtë arsye ka vonesa dhe numër të madh të qytetarëve u duhet të presin në radhë.
Në anën tjetër, një nga qytetaret Adije Bilalli tha se nuk kanë pritur shumë, para saj kanë qenë disa persona dhe pastaj radha e tyre.
“Jo nuk kemi pritur shumë, para neve kanë qenë nja 20 veta dhe pastaj erdhi radha jonë”, tha Bilalli.
Edhe Fatmir Topalli tha se nuk kanë pritur aspak dhe se disa pritje të shkurta janë normale.