Të gjithë u njohëm me miqësinë e aktores Arjola Demiri dhe ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina gjatë edicionit të parë “Big Brother VIP Albania”, ku ky i fundit e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit mikeshën e tij.
Në një intervistë për News24, Atdhe Xharavina deklaron për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke treguar arsyen.
“Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di pse ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë”, u shpreh Atdheu duke zbuluar se dy miqtë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram.