Prishtina barazon me Ballkanin

Prishtinë | 24 Nën 2024 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Prishtina dhe Ballkani kanë luajtur baraz 1:1 në ndeshjen interesante të javës së 14-të në Superligë.

Në minutën e 32-të Ballkani arriti të kalonte në epërsi nëpërmjet Bleart Tolajt, shkruan Gazeta Express.

E Leotrim Kryeziu barazoi shifrat në minutën e 61-të, cka ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë barazim, Ballkani tani ka 26 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Drita që luan nesër me Llapin.

Në anën tjetër, Prishtina tani ka 22 pikë në vendin e katërt në tabelë.

Të ngjashme