Skuadra e Prishtinës dot do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme ku do të përballet me Ballkanin në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë pasi fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në rinovim dhe po bëhet gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.
FC Prishtina tashmë ka njoftuar tifozët se ku mund të marrin biletat për ta përcjellë këtë ndeshje.
Njoftimi i plotë i FC Prishtina
Njoftim për shitjen e biletave të ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani
FC Prishtina e sfidon sot (20 shkurt) FC Ballkanin në kuadër të xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në futboll.
As ky duel nuk do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve në tapetin e gjelbër. Sfida në fjalë luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë derisa biletat për këtë ndeshje shiten para stadiumit.