Autoritetet në Prishtinë kanë ndër mend që rolin kryesor dhe fjalën përfundimtare për formimin e Asociacionit të Komunave serbe (ZSO) ta kenë përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dha ta zvogëlojnë sa më shumë ndikimin e serbëve, shkruan në planin që ato ua kanë dërguar vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së.
Sipas asaj që shkruan portali dhe gazeta serbe “Veçernje Novosti”, dokumenti me emrin Mekanizmi punues për AKS, është prezantuar javën e shkuar te diplomatët e huaj dhe ai parasheh që zbatimi i mekanizmit të mbikëqyret nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Sipas këtij dokumenti, Mekanizmi i Punës duhet të përbëhet nga Këshilli ekzekutiv, Ekipi udhëheqës dhe Ekipi Kombëtar Këshillëdhënës.
Këshilli Ekzekutiv do të duhej të udhëhiqej nga shqiptari i cili do ta përcillte punën e Ekipit udhëheqës dhe që do të koordinohej me Brukselin për zbatimin marrëveshjes për AKS –në në përputhej me Kushtetutën e Kosovës.
Ky trup do të duhej të hartonte detyrat projektuese të Ekipit udhëheqës, ndërsa a anëtarët e tij do të ishin ekskluzivisht përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe të institucioneve përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.
Përmendet edhe fryma e Kushtetutës, e cila sipas këtij mediumi, kishte dhënë mendimin se AKS nuk duhet formuar, ndërsa në Ekipin Kombëtar Këshillëdhënës nuk do të kishte serbë dhe ai do të përbëhej nga shqiptarët dhe nga eksperti ndërkombëtar Mark Weller.