Prishtina do ta nisë sot fushatën për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për herë të parë në histori të klubit, si mysafir i Lincoln Red Imps në rundin e parë parakualifikues në Gjibraltar.
Takimi i rrethit të parë parakualifikues mes Prishtinës dhe klubit nga Gjibraltarit do të zhvillohet në stadiumin Vuctoria, në orën 18:00.
Bardhekaltrit e siguruan një vend në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pasi e fituan Kupën e Kosovës duke e mposhtur Ballkanin në finale javë më parë.
Fituesi i këtij takimi do të përballet me klubin nga Luksemburgu, Union, në rundin e dytë parakualifikues.
Kjo është hera e katërt që klubi nga kryeqyteti merr pjesë në kualifikime për garat evropiane.