Prishtina e nis sot fushatën për kualifikim në Ligën e Evropës

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Prishtina do ta nisë sot fushatën për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për herë të parë në histori të klubit, si mysafir i Lincoln Red Imps në rundin e parë parakualifikues në Gjibraltar.

Takimi i rrethit të parë parakualifikues mes Prishtinës dhe klubit nga Gjibraltarit do të zhvillohet në stadiumin Vuctoria, në orën 18:00.

Bardhekaltrit e siguruan një vend në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pasi e fituan Kupën e Kosovës duke e mposhtur Ballkanin në finale javë më parë.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me klubin nga Luksemburgu, Union, në rundin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e katërt që klubi nga kryeqyteti merr pjesë në kualifikime për garat evropiane. 

Të ngjashme