Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.
“Plisat” u mposhtën në Suedi nga Norrkopingu me rezultat 5 me 0. Të pesë golat u shënuan qysh në pjesën e parë.
Karlsson hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. Për dy minuta, në minutat 24 dhe 26 Andersson dhe Eliasson trefishuan epërsinë e suedezëve, para se Holmberg me dy gola në minutat 31 dhe 40 të shënonte për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Prishtina në pjesën e dytë pati iniciativën duke dominuar sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por që nuk u konkretizuan për të ngushtuar epërsinë e suedezëve.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme.