Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë aktualisht është 19.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Gjilani prin me 46 raste aktive, ndërkohë që pas Gjilanit është Ferizaj me 20 raste aktive.
Prishtina radhitet e treta prej komunave, me vetëm 19 raste aktive.
Në tërë Kosovën aktualisht janë 98 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë shënuar vetëm 2 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë vdekje.