Ekonomia Online
FUNDIT

Prishtina kthehet te fitoret me triumfin ndaj Arbërisë

Prishtina kthehet te fitoret me triumfin ndaj Arbërisë

Pas tri humbjeve radhazi, Prishtina është kthyer te fitorja me një triumf minimal (1-0) përballë Arbërisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra nikoqire e nisi mirë takimin në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë arriti në minutën e 11-të. Otto John u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë nga Arbër Pira dhe gjyqtari akordoi […]

Pas tri humbjeve radhazi, Prishtina është kthyer te fitorja me një triumf minimal (1-0) përballë Arbërisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra nikoqire e nisi mirë takimin në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë arriti në minutën e 11-të.

Otto John u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë nga Arbër Pira dhe gjyqtari akordoi penallti.

Përgjegjësinë e mori Enis Gavazaj, i cili rezultoi i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e ekipit vendas.

Bardhekaltrit vazhduan përpjekjet për të shënuar edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk i konkretizuan rastet e tyre.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në kuotën e 14 pikëve (dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar), kurse Arbëria mbetet me 11 pikë, ndërsa kjo ishte humbja e katërt radhazi e Arbërisë. /Telegrafi

Të ngjashme