Aktualisht ne Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste
aktive me koronavirus.
Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i raste aktive.
Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.
Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.