Prishtina ka arritur të shënojë fitore si mysafire e Trepçës ’89 me rezultat 1-0.
Pas një nisje të dobët Prishtina është këndellur paksa duke i marr tri pikë e para.
Në ‘Rizas Lushta’ pjesa e parë doli të jetë e dobët, pasi të dy skuadrat nuk dëshironin të rrezikonin.
Në minutën e 38-të rrezikoi Leart Emini, por Visar Bekaj ishte në portë.
Prishtina ka mundur të përfitojë me Ahmed Januzin, i cili i vetëm me portier qëllon rrjetën e jashtme
Pjesa e dytë nisi më mirë për Prishtinën.
Korenica ishte ai që e paralajmëroi golin, kur në një kudnërsulm, kaloi dy lojtarë, por në fund u bllokua gjuajtja e tij.
Në minutën e 58-të, Ahmet Januzi, përfitoi nga një dalje e gabuar e portieri Arben Beqiri, ku shënoi për 1-0.
Pas golit 89-shi la hapësira prapa, duke rrezikuar edhe pësimin e golit të tytë.
Por Kreshnik Uka, Ahmed Jaunzi dhe Meriton Korenica nuk arritën të shënojnë.
Prishtina tani ka katër pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa 89-shi mbetet me pesë pikë.