Prishtina ka mposhtur Trepçën në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Plisat”, që këtë herë u paraqitën me ish-yllin e Trepçës Drilon Hajrizi, fituan në Mitrovicë me 15 pikë epërsi, 59:74.
Trepça ishte më e mirë se mysafirët në periudhën e parë, por në çerekun e dytë Prishtina fitoi me 14 pikë epërsi duke krijuar epërsi të mjaftueshme të cilën e mbajti deri në fund të ndeshjes.
Më i dalluari në ndeshje ishte Rmett i Prishtinës që shënoi 21 pikë.