Sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve janë shpeshtuar viteve të fundit. Edhe për qytetarët e Prishtinës, qentë endacakë mbesin një problem i kamotshëm.
Mëngjesin e sotëm, një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi ku shihet një tufë e qenve, afër shkollës së mesme “Gjin Gazulli”.
Qytetari thotë se ndihen të rrezikuar. Çdo mëngjes e mbrëmje, qyteti kaplohet prej qenve derisa s’ka ende ndonjë vendim rreth trajtimit të tyre, raporton EO.