Ekonomia Online
FUNDIT

Prishtina ngec vetëm me barazim me skuadrën nga Dobreva e Lipjanit

Prishtina ngec vetëm me barazim me skuadrën nga Dobreva e Lipjanit

KF Arbëria ka vazhduar me befasitë këtë sezon Skuadra nga Dobreva e Lipjanit sot ka barazuar kundër Prishtinës, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës në Kosovë. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” Obiliq. “Stuhia e kuqe” nga Lipjani ishin të parët që kaluan në epërsi në fillim të takimit. Goli u shënua […]

KF Arbëria ka vazhduar me befasitë këtë sezon

Skuadra nga Dobreva e Lipjanit sot ka barazuar kundër Prishtinës, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës në Kosovë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” Obiliq.

“Stuhia e kuqe” nga Lipjani ishin të parët që kaluan në epërsi në fillim të takimit.

Goli u shënua nga Dior Zabërgja dhe ishte një supergol që u shënua në minutën e 10-të.

Rezultati u barazua nga Otto John në minutën e 35-të te pjesës së parë.  

Pas dy xhirove, të dy skuadrat janë në vendet e para me nga katër pikë. 

Të ngjashme