Prishtina nikoqire e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 13:40 | Nga

Prishtina do të jetë nikoqire e Konferencës Ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”, që do të mbahet sot dhe nesër.

Dita e parë e Konferencës nis punimet në orën 15:00 në mjediset e Kuvendit të Kosovës, ndërsa të dielën, punimet fillojnë në orën 9:00 në hotelin “Nartel”.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa. Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit. Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit.

Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ballkan; Diplomacia ndërparlamentare dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.

Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake.

Agjenda:

E shtunë, 23 shtator
Koha: 15:00
Vendi: Salla 506, Kuvendi i Kosovës

15:00 Seanca I: Trashëgimia kulturore e përbashkët, një Bazë e Përbashkët për Paqen dhe Stabilitetin
në Ballkan
MC: Jack Corley – Kryetar, FPU Eurasia
Fjalë përshëndetëse
Thomas Walsh, Kryetar, FPU International
Folësit
Alfred Moisiu, Presidenti i Shqipërisë(2002 – 2007)
Stjepan Mesić, Presidenti i Kroacisë (2000 – 2010)
Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kosovës (2006 – 2010)
Walther Lichem, ish Drejtor, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare, Ministria e Jashtme
Austriake

17:30 Seanca II: Diplomacia Interparlamentare dhe Bashkëpunimi Rajonal: Parlamentarët për
Iniciativën e Paqes
MC: Jacques Marion, Zëvendëspresident, FPU Evropë
Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, Republika e Kosovës (2008 – 2014)
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, Republika e Maqedonisë
Vladimir Petrovsky, ekspert, Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare Ruse
Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit, Republika e Kosovës
Dashamir Shehi, deputet i Parlamentit, Shqipëri

E diel, 24 shtator
Koha: 9:00
Vendi: Hoteli “Nartel”

09:00 Seanca III – Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit
MC: Giuseppe Cali – President i Federatës për Paqe Universale, Itali
Saemira Pino, ish-zëvendësministre e Arsimit, Shqipëri
Carolyn Handschin, drejtor, Zyrat e Kombeve të Bashkuara të Federatës së Grave për Paqe
Botërore
Daut Demaku – Themelues i të menduarit pozitiv në Kosovë dhe nënkryetari i FPU në Kosovë
Jack Corley, Kryetar, FPU Eurasia

11:00 Seanca IV – Ndërtimi i një mjedisi të prosperitetit të përbashkët për gjeneratat e ardhshme
MC: Ali Lacej – Koordinator i Këshillit për Paqe në Shqipëri

Ismajl Kurteshi, aAnëtar i Parlamentit të Kosovës
Sead Sahman, anëtar i Parlamentit – Mali i Zi
Anita Mitic, kryetare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Serbi
Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm, FPU Shqipëri

Ceremonia Përmbyllëse
Fjalë përmbyllëse
Emërimi i Ambasadorëve të Paqes

Të ngjashme