Ndërmarrja për menaxhimin e parkingjeve “Prishtina Parking” nuk do të funksionalizohet deri në pranverë. Së paku, jo para se të funskionalizohet udhëtimi me autobusët e rinj.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi, për “Kohën Ditore” duke qartësuar se funksionalizimi i kësaj Ndërmarrjeje është i lidhur ngushtë me reformën në transportin publik.
Një arsye e këtillë po jepet tash, kur po bëhet gati një vit që kur Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për themelimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deri më tani Komuna e Prishtinës ka dhënë arsye të tjera për mosfunksionalizmin e saj, duke ua hedhur fajin procedurave, të cilat është thënë se marrin kohë derisa të përfundojnë.
Vonesat në këtë proces nënkuptojë humbjen e miliona eurove për buxhetin komunal, të cilat janë paraparë që të mblidhen nga Ndërmarrja, përmes pagesave për parkimin e automjeteve.
Sipas një plani për qëndrueshmëri financiare të bërë nga Komuna e Prishtinës, të cilën e ka siguruar gazeta, fitimi neto nga kjo ndërmarrje në vitin e parë pritet të jetë 2 milionë e 500 mijë euro dhe do të ketë të punësuar 36 persona.
Me këtë plan janë paraparë që në zonën I, në qendër, të jenë 4,138 parkingje, ndërsa brenda zonës në kuadër të qendrës, ekzistojnë dy hapësira të cilat kualifikohen për ndarje në zonën III me një numër të përgjithshëm prej 885 parkingje, në të cilat parkimi mund të jetë më afatgjatë, pra total prej dy zonave rezultojnë 5,023 vend parkingje.
Në zonën I, për 2 orë parkim duhet paguhet 1 euro. Në Zonën II për 3 orë parkim parashihet pagesë prej 0.50 euro, ndërsa në Zonën III parashihen për 3 orë, 0.30 euro