Klubi i basketbollit “Prishtina” njofton se ka bërë përforcimin e radhës.
Ajo ka është përforcuar me qendrën boshnjake, “bishën” Fahro Alihoxhiq.
Ky është postimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:
“Rikthehet bisha Alihodzic
Fahro Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të parqitet në klubin tonë!
Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.
Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.
Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.
Welcome Back Fahro
Mbi Prishtinë është vetëm qielli”.