Një ditë pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Prishtina ka prezantuar edhe një përforcim.
Klubi kryeqytetas ka transferuar organizatorin amerikan Kyan Anderson.
26-vjeçari ishte pjesë e kolegjit TCU, për katër vite, teksa karrierën e ka nisur në Belgjikë te Okapi Aalstar.
Anderson ka pasur paraqitje edhe në Bundesligën gjermane e në Ligën A të Francës.