Prishtinasit ia vjedhin tri ora “Rolex”, pronari ofron 10 mijë euro shpërblim për gjetjen e tyre

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Tri ora të dorës në vlerë të konsiderueshme materiale u vodhën nga hajnat në Prishtinë.

Një person me inicialet T.H ka raportuar në redaksinë e lajmi.net se hajnat ia vodhën në shtëpinë e tij tri ora të firmës “Rolex”.

Ai thotë se këto ora për herë të fundit i ka pasur në dhomën e tij në shtëpinë ku ai jeton, teksa vjedhja ka ndodhur në lagjen “Kalabria”.

Rasti është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës të cilët aktualisht po merren me rastin.

Sidoqoftë, viktima e këtij rasti ka thënë se do t’i jap 10 mijë euro shpërblim cilitdo person që jep informacione që do të dërgonin në gjetjen e këtyre orave.

“Arsye e shpërbilimit është që të njëjtat mos të shiten apo blehen dhe pastaj të përfundojë para organeve të drejtësisë, ngase ato posedojnë certifikata të blerjes”, ka thënë ky person për lajmi.net.

Kushdo që ka informacione për këto ora, është apeluar që t’i drejtohet organeve të rendit ku edhe është lajmëruar rasti. 

Të ngjashme